Nga nominimi mes Oltës, Armaldos dhe Kristit, publiku bëri përzgjedhjen e tij.
Ndonëse me vota të publikut, i eliminuari doli Kristi, ky i fundit u rikthye prapë në shtëpi.
Kjo pasi atij i qëlloi biletë vajtje-ardhje, çka ia dha dritën e gjelbër Kristit që ta vazhdojë aventurën e tij brenda shtëpisë.
Kjo ka shkaktuar reagime të përziera te banorët, pjesa më e madhe e të cilëve u shprehën të lumtur me fatin e Kristit. /Reporteri.net/.