Medalisti britanik i argjendtë në Lojërat Paralimpike, Lee Fryer, është akuzuar për 11 raste të përdhunimit, ndërsa përballet me gjithsej 17 akuza penale.

Sportisti 26-vjeçar, i cili garon në basketboll me karrocë, është mbajtur në paraburgim dhe do të dalë para gjykatës për gjykim në mars të vitit 2027.

Përveç 11 akuzave për përdhunim, Fryer përballet edhe me akuza për përgjim seksual, mbytje të qëllimshme, sulm, sjellje kontrolluese ose shtrënguese, si dhe posedim të një droge të klasit A, konkretisht kokainës.

Reklamë

Ai u paraqit të enjten përmes një lidhjeje me video në Gjykatën e Leedsit, nga burgu ku po mbahet. Fryer u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat, përveç asaj të përgjimit seksual, për të cilën nuk u dha asnjë deklarim.

Akuzat lidhen me një grua dhe dyshohet se veprat kanë ndodhur ndërmjet majit të vitit 2021 dhe majit të vitit 2026, në Angli, Spanjë dhe Afrikën e Jugut.

Pas arrestimit të tij në korrik, Federata Britanike e Basketbollit me Karrocë e pezulloi zyrtarisht sportistin dhe e largoi nga programi i përfaqësueses së Britanisë së Madhe.

“Jemi në dijeni të akuzave penale të ngritura ndaj Lee Fryer dhe e kuptojmë seriozitetin e tyre. Në momentin e arrestimit, ai u largua nga programi i Britanisë së Madhe dhe nga të gjitha aktivitetet e basketbollit me karrocë, në pritje të përfundimit të hetimit të jashtëm”, thuhet në reagimin e federatës.

Reklamë

Edhe organizata ParalympicsGB konfirmoi se është në dijeni të akuzave, por nuk pranoi të komentojë më tej për shkak të procedurave ligjore që janë në vazhdim.

Fryer ishte pjesë e përfaqësueses britanike që fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”. Britanikët u mposhtën me rezultat 73-69 në finalen e basketbollit për meshkuj, duke mbetur pa medaljen e artë.