Jori Delli, u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, të shtunë, që lamë pas.
Ajo ka arritur që qysh ditëve të para të merr vëmendje.
Bukuria, sensualiteti dhe pozitiviteti, u bashkuan në shtëpi bashkë me të.
Ani pse jo shumë e njohur për publikun shqiptar, modelja ishte imazh i “Sportitalia” dhe në kuadër të saj arriti që të realizonte një reklamë me dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në botë, Cristiano Ronaldon dhe Neymar.
View this post on Instagram
Jori ishte protagoniste e një reklame përkrah Ronaldos dhe Neymarit që u filmua në gusht të vitit 2019.
Në video të tre shihen të veshur me rroba aristokratësh teksa futbollistët nisin një ‘dyluftim’ me shpata.
Videoja e tillë gjendet në llogarinë e ‘Instagramit’ të Jorit.