×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi: Këtë lojë do ta fitojë Kiara, është shembull për shoqërinë

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 8:02

    Luizi e ka shprehur disa herë brenda “BBV” se fitorja e këtij formati ishte qëllimi i tij kryesor, por gjithçka ndryshoi kur ai u njoh me Kiarën.

    Pyetja e të gjithëve ishte se kush është më r rëndësishme për Luizin, Kiara apo loja dhe këngëtari ka krijuar konfuzion me përgjigjet e tij.

    Ai ka deklaruar se “Kiara është fitorja e tij”, ndërsa në një moment Luizi zgjodhi lojën përpara moderatores.

    Disa javë më parë, kur situata mes çiftit ishte e tensionuar, për shkak të situatës së shumëkomentuar në lidhje me “dhunën” e Luizit ndaj Kiarës, këngëtari shprehu se mes lojës dhe Kiarës, ai zgjedh fitoren.

    Por, në një bisedë të fundit, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.

    “Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”-tha Luizi.

    Kiara u përgjigj duke buzëqeshur, teksa iu drejtua Luizit me fjalët: “Çfarë pate more?”, duke lënë të kuptohet se e mori më shumë si batutë atë që tha Luizi sesa diçka serioze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!