Këngëtari Luiz Ejlli është një ndër banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania.
Ai po fiton përkrahje të madhe nga publiku, por kjo nuk po mungon as nga emrat e njohur të muzikës shqiptare.
Teksa disa të famshëm deri më tani në një formë ose tjetrën kanë treguar simpatinë e tyre për këngëtarin shkodran, këtë së fundmi e ka bërë edhe reperi, Gold AG.
Reperi nga Preshava ka shpërndarë një video nga një koncerti i tij i radhës i mbajtur në Milano ndërsa në fokus ishte një fotografi e Luzit që mbanin audienca.
Gold AG sipër videos ka falënderuar fansat për atmosferën e krijuar ndërsa edhe ka etiketuar këngëtarin dhe banorin e BBVA sipër postimit.
Ndërkohë, fansat e Ejllit janë munduar në disa raste t’i tregojnë përkrahjen e madhe që ai po merr.
Së fundmi ata dërguan një dron për t’i zbuluar shifrën e ndjekësve që ka arritur në Instagram dhe shikimeve në TikTok.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.