×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi nën një bluzë me Oltën: Ç’ti bëjmë Kiarës e Dorit se ne do ishim çifti më i mirë në planet

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 8:45

    Luizi do të jetë nën një bluzë me kundërshtaren e tij më të fortë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Oltën.

    Kjo për shkak të sfidës së vendosur nga “Vëllai i Madh”, ku banorët do të jenë të ndarë në dyshe brenda bluzave “siameze”.

    Kjo ka bërë që banorët edhe nominimet e tyre t’i bëjnë së bashku tek “Dhoma e Rrëfimeve”.

    E nominimet e Luizit dhe Oltës kanë shkaktuar të qeshura pafund në spektaklin e mbrëmshëm.

    Derisa Luizi ka nominuar dy nga banorët e ri që kanë hyrë gjatë ditëve të kaluara në BBVA, Olta ka zgjedhur ta nominojë vetë Luizin, ndërsa ka shfrytëzuar rastin të përshëndes edhe bashkëshortin e saj, Dorin.

    E kjo ka nxitur reagimin e menjëherëshëm të Luizit.

    “Nuk e di si e duron more Dor”, ka thënë ai.

    “Ç’ti bëjmë Kiarës e Dorit se ne do ishim çifti më i mirë në planet”, ka thënë tutje Luizi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!