×
  • Show Time
  • Show Time

    “E ke pyetur Kiarën kush jam unë? “Plas” debati mes Qetsorit dhe Luizit

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 19:21

    Luizi Ejlli është kthyer në kundërshtarin më të fortë për Qetsorin, të cilët herë pas here kanë pasur përplasje dhe debate me njëri-tjetrin.

    Në një debat diitën e sotme Qetsori i tha Luizit se ka për të thyer rekord botëror dhe se ka për ta fituar ai këtë edicion të Big Brother dhe edicionin e ardhshëm. Ai madje përmendi edhe njëherë faktin që Luizi nuk është lojtar i fortë dhe se ka për të dalë nga Big Brother.

    Qetsori i tha Luizit se atij i ka hipur vetja në qejf dhe se kur ndodh kjo gjë, është problem.

    Luizi: Provoje edhe njëherë te treshi se në kohë je

    Qetsori: Unë do provoj shumë gjëra

    Luzi: Mbarë e mirë t’u priftë

    Qetsori: Priftin nuk e bën dot me mua

    Luizi: Mbarë e mirë t’u priftë thashë

    Luizi: Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet

    Qetsori: Akoma të rren mendja se je tip i fortë ëë?

    Luizi: Shumë, aq sa nuk ta merr mendje

    Qetsori: Ty të ka hyrë vetja në qejf

    Luizi: Më ka hyrë dhe po e shijoj

    Qetsori: Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jamë unë?

    Luizi: Kush je ti?! Kush je ti mo? Me pyet Kiarën kush je ti? Po ç’më duhet mua. Mua s’më intereson hiç ti.

    Qetsori madje debatoi edhe me Armaldon, duke i thënë atij që kur të debatoi të qëndrojë aty e të mos largohet. Ai i tha Maestros se nuk ka pse ndërpret biseda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!