Publiku ka vendosur se kush është banori i radhës VIP për ta eliminuar nga Big Brother VIP Albania.
I eliminuari i natës së sotme është Sabiani, babai i Keisit, që po ashtu është banore e shtëpisë.
Për Sabianin, kjo është hera e dytë si konkurent i këtij spektakli, pasi ai ishte pjesë e tij edhe në edicionin e parë, gjatë të cilit spikati më shumë.
Bashkë me Sabianin, të nominuar ishin edhe Nita, Antoneta, Fotini, Armaldo, Deamishel dhe Qetsori, të cilët, këtë herë, i shpëtuan nominimit. /Reporteri.net/.
