Sabiani ishte banori i radhës i cili u largua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ndonëse as fati nuk i priu me biletën që kishte, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por me daljen e tij, pati dy hyrje të reja, Gerti dhe këngëtari Lorenc Hasrama.
Ky i fundit del të jetë jo krejt i panjohur për vajzën e Sabianit, banoren Kejsi Medini.
Në një video live në Instagram, Anaidi në një bisedë me Jetmirin dhe Olti Currin, tha se Kejsi dhe Lorenci njihen që nga jashtë shtëpisë së Big Brother Albania.
Sipas Anaidit, Kejsi dhe Lorenci kohë më parë kanë pasur një lidhje dashurie.
Por, mbetet të shihet se çfarë dinamika të reja do zhvillohen brenda lojës, pasi nga ana tjetër, Kejsi tanimë veçse ka krijuar një raport të veçantë me njërin nga banorët aty, Krist Aliaj, gjë që ishte dhe arsyeja e futjes së babait të saj në këtë format./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.