×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperi shqiptar që ka nisur dominimin në Greqi

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 20:05

    Ka disa vite që përpiqet të hyjë në tregun muzikor në shtetin fqinj dhe duket se Klaudjo Dhespo, i njohur në muzikën rep me emrin Toquel, po ia del me sukses.


    Albumi i tij më i ri ‘777’ po rezulton i suksesshëm në Greqi, ndërkohë që kënga ‘Business’ është kthyer në hit në pak kohë.

    Videot që publikon në rrjetet sociale tregojnë se 24-vjeçari i lindur në Shqipëri dhe i rritur në Kretë ka nisur dominimin në Greqi.

    Përveç koncerteve të shumta, Toquel po shfaqet edhe në emisionet më të ndjekura greke.

     

    View this post on Instagram

     

    ?

    A post shared by Toquel (@isyoboytoquel) on

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!