Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa arrin në Kosovë, ajo është pritur në aeroportin e Prishtinës.


Ajo pritet të performojë në festivalin Sunny Hill që do të mbahet me datën 1, 2 dhe 3 gusht.

Me të mbërritur në aeroport, Lipa ka thënë “Mirë se ju gjejë, po ndihem shumë mirë dhe e lumtur.

Reklamë

Edhe pse pritet që të performojë, Dua Lipa ka thënë se nuk e di nëse do të performojë.

Në pyetjen se a do të performojë, Lipa ka thënë “Nuk e di a do të këndojë”.

Lipa është shoqëruar nga i dashuri i saj Anwar Hadid i cili shihet në foto më poshtë.