×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk ka më dyshime, Stresi dhe Kejsi janë ndarë

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 23:48

    Prej shumë kohësh ka pasur dyshime se Stresi dhe Kejsi janë ndarë.


    Pas daljes së tij nga burgu, kur të gjithë prisnin që çifti të martohej ashtu siç dhe kishin deklaruar, gjithçka mbaroi.

    Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Keisi kishte fshirë të gjitha fotot dhe videot me Stresin dhe madje e kishte hequr edhe mbiemrin Lushaj nga bio i saj.

    Gjatë kësaj kohe ata kanë qenë mjaft aktivë në rrjetet sociale, por pa njëri-tjetrin.

    Ndërkohë Keisi është nisur për të jetuar në Kanada dhe ajo që thuajse i vuri vulën e ndarjes ishte fakti se Stresi mungonte. Ndryshe nga herët e tjera reperi nuk e shoqëroi në aeroport.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!