Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka arritur mbrëmë në Kosovë.
Ajo pritet të performojë në festivalin Sunny Hill që do të mbahet me datën 1, 2 dhe 3 gusht.
Bashkë me këngëtaren në Kosovë ka ardhur edhe i dashuri i saj i ri Anwar Hadid, vëllai i modeleve të njohur Gigi dhe Bella Hadid, shkruan Reporteri.net.
Anwar mbrëmë me sa duket ka bërë një shëtitje nëpër Prishtinë, nga ku ka publikuar edhe pamje.
Me sa duket atij më së shumti i kanë bërë përshtypjet “shkarravinat” në muret e objekteve në sheshin “Nënë Tereza”, të cilat i ka publikuar edhe në Instastory. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.