Ronaldo është rikthyer sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, dhe menjëherë është afruar me Luizin.
Teksa kanë qëndruar në oborr, Luizi ka bërë një bisedë me Kiarën dhe Ronaldon, ku këtij të fundit i tha se nëse fiton do t’ia dhurojë 5000 euro.
“Më dëgjo me vëmendje. Në qoftë se unë fitoj Big Brotherin, unë do të të falë ty pesë mijë euro, me gjithë shpirt, si me qenë t’u ja falë vëllait tim. Jo se je fukara, jo se je për sevap, por dua me t’i fal me gjithë shpirt. Unë dua me t’i dhënë për qejf 5 mijë euro, dua me t’i falë”, i tha Luizi, Ronaldos.
Luizi është pretendent kryesor për të fituar këtë “Big Brother”.