Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas barazimit 2-2 me përfaqësuesen e Danimarkës.
Ai është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, ndërsa ka shprehur “mërzinë” për mos fitoren.
“Mund të kuptoj që lojtarët janë të zhgënjyer që pranuam gol në fund, edhe unë jom ashtu. Kjo ndeshje tregon që ne mund të luajmë ndeshje të mirë edhe në mbrojtje ndaj ekipeve të forta dhe mund të luajmë përpara”, ka deklaruar Challandes në konferencë për media pas takimit, raporton Reporteri.net.
I pyetur për sfidën e vlefshme për eleminatoret e 2020-të ndaj Bullgarisë ai ka thënë se duhet kujdes dhe i mbetet përfaqësueses të përgatitet.
“Është mirë nëse krejt mendojnë që mundemi me u kualifiku në Eurupian. Unë si trajner duhet të qëndroj i qetë të mos bëjë shumë presion ndaj lojtarëve. Sot kena luajtur një lojë të vështirë dhe lojë të tilla na presin edhe në të ardhmen. Unë nuk do të kërkojë nga lojtarët që në ndeshjet e ardhshme të fitojmë 2, 4 apo pikë”, ka deklaruar ai.
I pyetur se kush ishte lojtari më i mirë në sfidën ndaj danezëve, ai ka pohuar:
“Lojtari më i mirë ishte skuadra. Të gjithë kanë dhënë maksimumin, kisha kërkuar që të gjithë me qëndruar të qetë. Kemi luajtur mirë kundër Danimarkës, por duhet pranuar që është veç një miqësore. Nuk vlen asgjë nëse nuk luajna mirë kundër Bullgarisë”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.