×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi doli nga Big Brother VIP Albania, Olta “kërkon” punë si montuese mobiliesh

    Reporteri
    08 Prill 2023 | 12:06

    E ftuar në “Më lër të flas” këtë javë ka qenë aktorja Olta Gixhari.

    Ajo ka komentuar të gjitha thashethemet që ka dëgjuar pasi ka dalë nga Big Brother VIP Albania.

    Olta ka folur edhe për raportet me banorët që janë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Ndër të tjerash, moderatorët Romeo dhe Donaldo i kanë propozuar Oltës që t’i gjejnë një punë jashtë shtëpisë së BBVA.

    Ata kanë telefonuar një kompani ku kërkohej montues mobiliesh, por pronari sapo mori vesh se bëhet fjalë për Olta Gixharin, tha se do ta bënte figurë të kompanisë për marketing.

    Ai i tha Oltës se e ka admiruar për kohën sa ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

    Aktorja u shpreh tejet e lumtur, duke i treguar se bëhet fjalë për një “rreng” dhe se nuk po kërkon punë në të vërtetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!