Mbrëmë nisi edicioni i ri i festivalit “Sunny Hill”, ku kënduan disa prej artistëve më të njohur të skenës muzikore.
Në këtë festival pritet që sonte të përformojë reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, i cili erdhi mbrëmë.
Ai ka ndarë me ndjekësit disa video, teksa po shikonte nga pjesa e publikut performancat e kolegëve.
Në njërën prej videove, shihet se si një fanse e kishte thyer kyçin e këmbës dhe duket se shkak i këtij incidenti u bë vetë Gashi.
Në video shihet se si fansen po e mbanin me duar dy persona, pasi mezi po ecte nga këmba e lënduar.
Në anën tjetër, Gashi shihet duke ecur për t’u ngjitur në pjesën “VIP” të publikut, por nuk dihet se çfarë ndodhi më tej.