×
  • Show Time
  • Show Time

    U raportua për arrestimin e tij për drogë në Turqi, lajmërohet Valdrin Sahiti

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 15:42

    Pak orë pas raportimit për arrestimin e tij për drogë në Turqi, Valdrin Sahiti është lajmëruar në rrjete sociale nga Dubai, shkruan Reporteri.net.

    Fashionisti kosovar ka publikuar pamje nga qëndrimi në Emiratet e Bashkuara.

    Sipas raportimeve të sotme, Valdrin Sahiti gjatë kontrollit në njërin nga aeroportet e Turqisë, është paraqitur me pasaportën diplomatike, të cilën e posedon nga viti 2020, u tha se i është gjetur një sasi e narkotikëve në çantë.

    Valdrin Sahiti në Dubai

    Mirëpo, avokati i tij, Besnik Berisha në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se ka qenë një keqkuptim që ka ndodhur, dhe se Valdrin Sahiti ka vijuar normalisht udhëtimin e tij.

    “Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar. Ai aktualisht është në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore. Falënderojmë të gjithë për shqetësimin e shprehur, por e vërteta është më ndryshe nga ajo çfarë është raportuar”, tha avokati Berisha për Reporteri.net.

    Raportimet për arrestimin e Valdrin Sahitit për drogë në Turqi, flet avokati i tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!