×
  • Lajme
  • Show Time
  • Lajme

    Raportimet për arrestimin e Valdrin Sahitit për drogë në Turqi, flet avokati i tij

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 15:11

    Disenjatori i njohur kosovar Valdrin Sahiti është raportuar të jetë arrestuar në Turqi pasi i është gjetur një sasi droge në posedim, derisa po kalonte kontrollet në Aeroportin e Stambollit. 

    Sipas raportimeve, Sahiti gjatë kontrollit është paraqitur me pasaportën diplomatike, të cilën e posedon nga viti 2020.

    Por, avokat i Valdrin Sahitit, Besnik Berisha ka dhënë të enjten një tjetër version rreth ngjarjes së kreatorit të njohur kosovar në Turqi.

    Berisha, për gazetën online Reporteri.net, tha se klienti i tij ka vijuar rrugën normalisht dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.

    “Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha.

    Ai tha se Sahiti ndodhet në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore.

    “Ai aktualisht është në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore. Falënderojmë të gjithë për shqetësimin e shprehur, por e vërteta është më ndryshe nga ajo çfarë është raportuar”, thotë avokati Berisha për Reporteri.net.

    Nga ana tjetër, të mërkurën, disa media online kanë raportuar se “Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës”. Raportimi thotë se “Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!