×
  • Lajme
  • Lajme

    Pejë: Dyshohet se djali vrau nënën e tij, Policia jep detaje

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 17:50
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku është vrarë një grua.

    Rastin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

    Ai mes tjerash bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga policia.

    Ndërkaq, Klan Kosova raporton se jo zyrtarisht ka marr vesh se bëhet fjalë për rast ku i biri ka vrarë nënën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!