×
  • Show Time
  • Show Time

    “Plas” debati, Efi-Nitës: Je super-viktimë, s’më interesojnë mendimet e tua

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 23:12

    Nita dhe Efi kanë pasur debate të ashpra gjatë javës.

    Këngëtarja kosovare është shprehur se Efi është ushtarja e Luizit. Efi në kundërpërgjigje tha se nuk e merr më inicativën për t’ia shpjeguar dikujt më këtë.

    Ajo tha se edhe pse e pëlqen si gocë Nitën, por e kanë lodhur veprimet e saj, dhe disa gënjeshtra të saj të cilat i ka bërë pas daljes së saj. Ajo gjithashtu tha se nuk i intereson më mendimi as i Nitës e as askujt tjetër.

    Nita në anën tjetër tha se veprimet e saj bien ndesh me fjalët e saj.

    Sipas saj Luizi në fillim e injoroi dhe kjo nuk i ka pëlqyer.

    Ndër të tjera, Nita tha se Efi e ka bullizuar përmes disa mimikave që ajo bën, por sipas saj ani pse nuk e ka ditur ajo, më pas kur e pa linjën e jetës, nuk iu afrua që ta pyeste se si është.

    Ajo tha se Efi nuk ia del vet në lojën e saj.

    Në anën tjetër Efi, tha se nuk i interesojnë mendimet e saj si dhe e quajti këngëtaren superviktimë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!