×
  • Show Time
  • Show Time

    Acarohet ish banorja e Big Brother Albania VIP: Hodhët vrer mbi emrin tim

    Reporteri
    19 Prill 2023 | 23:29

    Keisi Medini ka reaguar përmes një statusi në mediat sociale lidhur me akuzat dhe spekulimet që janë bërë për të gjatë qëndrimit në “Big Brother”.

    Kryesisht ajo i referohet zërave se ka qenë në lidhje me Lorencin duke shkruar se e bënë të lidhur dhe folën me koefidencë për të, duke lënduar prindërit e saj.

    Keisi shkruan se nuk ka lënduar e ofenduar asnjëri dhe se sinqeriteti i saj u mor për dobësi.

    “Hodhët vrer mbi emrin tim. Shpifët dhe gjykat veprimet e mia. Më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj, e epitet, aq më tepër edhe ‘e lidhur’. Folët me aq kofidenca për gjërat e mia. Treguat gjithë urrejtjen që patët brenda vetes për një 22-vjeçare që s’bëri asgjë të shëmtuar në atë shtëpi, nuk ofendoi e lëndoi njeri. I dha përqafim çdo banori, u përpoq të falte sa më shumë dashuri dhe të ishte ajo vajza e vogël e shtëpisë që sjell vetëm buzëqeshje. E morët për dobësi sinqeritetin tim gjithashtu dhe naivitetin e tepruar. Unë prap do buzëqesh akoma më shumë dhe jam më e fort se kurrë, po s’do lejoj më njeri të hedhë baltë mbi emrin tim.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!