Në qershor duket se do të ketë një dasmë të madhe në showbizin shqiptar.
Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj do të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë në “Lago di Como” të Italisë dhe do të martohen pikërisht në vendin ku janë martuar edhe Ledion Liço me Sara Hoxhën.
Në këtë ceremoni nuk do të mungojnë familjarët por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos.
Sa i takon ahengut siç mëson Kryefjala.com ajo ja ka besuar më të mirëve, Anxhela Peristeri, Bruno dhe Klajdi dhe i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani.
Nuk dihet ende se kujt ja ka besuar fustanin e bardhë, por me siguri grimin moderatorja ja ka lenë në dorë Arbër Bytyqit.
Kujtojmë gjithashtu që Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, por nuk duhet të harrojmë edhe Jonin djalin e madh të Arbanës që ajo ka nga martesa e saj e parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.