Një vizatim i kryeprokurores speciale Katica Janeva gjendet në qelinë e burgut në Shuto Orizare.


Televizioni Telma, që sot kishte reportazh për kushtet në burgje, e vërejti edhe vizatimin ku paraqitet Janeva.

Përveç Janevës ka pasur edhe disa gra të tjera, por është e çuditshme se në mesin e të cilave është vizatuar edhe Rita Ora.

Reklamë

Në burgun e Shuto Orizares ka disa të dyshuar në hetimet e PSP-së, ku Katica Janeva është në krye të kësaj prokurorie.

Hetimet e kësaj prokurorie kanë të bëjnë me përgjimet që kanë ndodhur në Maqedoni dhe krimet që kanë dalë nga ato përgjime.