×
  • Show Time
  • Show Time

    “Siç filloi, edhe mbaroi”, “I dhashë para dhe u zhduk..”, dy martesa dhe një fejesë të dështuara të Bleros, e një dashuri e re

    Reporteri
    25 Prill 2023 | 11:57

    Këngëtarit të njohur Blero duket se sa i përket sferës së dashurisë nuk po i ecën dhe aq mirë, ku së fundmi në media ai ka qenë kryefjalë për deklaratat e bëra lidhur me ndarjen nga bashkëshortja e saj, blogerja Afrona Dika.

    Gjithçka ngriti dyshimet kur dyshja kishin larguar të gjitha fotografitë që kishin së bashku në rrjete sociale, madje edhe ato të dasmës përrallore të vitit 2019, shkruan Reporteri.net.

    Por, ndonëse dy javë më parë, Afrona zbuloi se ndarja me Bleron kishte përfunduar me sherr, por duke mos dhënë detaje më shumë, e njëjta nuk ka ndodhur nga ana e Bleros. Këngëtari ka lëshuar disa deklarata të forta rreth ndarjes mes tyre, duke thënë se Afrona e ka dashur atë vetëm për para, dhe në një moment kur ai ka vendosur të kufizojë shpenzimet, gjërat kanë ndryshuar mes tyre.

    Madje, ai tha se qysh në fillim, lidhjen e tyre e ka parë si aktrim.

    “Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë Blero.

    Tutje, ai tha se sapo investoi paratë në një biznes të përbashkët që ajo deshi të hapte në Zvicër, por që me të nisur iniciativën, Afrona u zhduk.

    “Kam japë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha tutje Blero.

    Por, nuk mjaftoi me kaq, ai madje bëri edhe një krahasim mes Afrona Dikës, dhe ish gruas së parë, aktores Teuta Krasniqi, teksa theksoi se ndarja me këtë të fundit ka qenë e një nivelit të lartë edukativ.

    “Unë kam pasur ndarje edhe më herët, siç e dini edhe ju. Ka qenë me një nivel të lartë edukativ me shumë mirëkuptim, por nuk e ka çdo njëri këtë gjë, këtë vlerë”, tha Blero në Prive.

    Pasi bënë bujë të madhe deklaratat e Bleros, një reagim pati edhe nga ish bashkëshortja, Afrona Dika. Ajo i cilësoi gënjeshtra ato të cilat kishte thënë Blero dy ditë më parë.

    “Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, shkroi ajo në një postim në Instagram.

    Por, të kthehemi pas në kohë!

    Këngëtari kosovar në vitin 2010 ishte martuar me Teuta Krasniqin, e që çifti nga kjo martesë kanë dhe një vajzë, Tarën.

    Ishte vite 2014, kur çifti njoftuan se i kanë dhënë fund martesës, por që raporti i mire ngelet për shkak të vajzës së tyre.

    “Pas 5 vitesh martese nga e cila jemi bekuar me një vajzë të mrekullueshme, ne të dy kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë, por jo dhe asnjëherë përkushtimit dhe kujdesit ndaj vajzës sonë. Ajo është gjithçka për ne dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, thuhet në komunikatë. Tara do të jetojë me nënën e saj, por që vizitat nga babai janë të palimituara, natyrisht dhe kujdesi i tij si deri më tani. Meqë është folur e përfolur rreth ndarjes sonë ( para disa muajsh ) e që në atë kohë nuk kanë qenë ato fjalë të vërteta, tashme kjo është e vërtetë dhe publike..”, thuhej mes tjerash në njoftimin që dyshja patën bërë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mirëpo, nuk mbaron me kaq!

    Para martesës me aktoren kosovare, Blero ka qenë i fejuar me një vajzë që atë kohë jetonte në Suedi.

    Nga dashuria e madhe që kishte për Norën, këngëtari aso kohe pati thënë që nuk e ndërron as me të famshmen Beyonce Knowels, ani pse në fakt nuk rezultoi ashtu.

    Por, duket se tani ai ka gjetur Beyoncen e radhës, një vajzë që jeton në Zvicër, por që ka zgjedhur që ende mos të zbuloj se për kë bëhet fjalë. Ai për Prive tha se tashmë është i lumtur me vajzën që ka në krah, e cila nuk e sheh vetëm si burim parash, por çmon vlerat njerëzore të tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!