Debatet e vazhdueshme mes Efit dhe Luizit e kanë krisur shoqërinë mes tyre.
Megjithatë Luizi ka befasuar me deklaratën për Efin.
Teksa po bisedonin në kuzhinë ai i tha se ajo e meriton finale më shumë se Kiara.
Ndërkaq Efi i tha se nuk e kupton lojën që ai po bën, por që nuk po i pëlqen aspak dhe nuk do e falë.
Ajo u shpreh se me të nuk mund të luajë njejtë si me Armaldon, ta afrojë dhe ta largojë.
Por Luizi e mohoi këtë gjë, duke thënë se nuk po e bën diçka të tillë.
Efi i kërkoi atij të mos i’a ulë vlerat nëse e ka konsideruar ndonjëherë shoqe.
Më pas Luizi u shpreh se që në momentin kur ajo doli nga shtëpia, ai ka shfryrë gjithë inatin e tij te Olta, Dea, dhe Amos, pasi për të ajo e meritonte tq qëndronte dhe të shkonte në finale më shumë se të gjithë banorët, duke përfshirë dhe Kiarën.