Luizi dhe Deamishel ende nuk i kanë harruar inatet e vjetra.
Ata në një bisedë në oborr kanë debatuar për nominimin e Deas me kutinë e Pandorës ku Dea zgjodhi të nominojë Luizin Efin dhe Kiarën.
Nga ky nominim doli Efi për të cilën Luizi u mërzit shumë.
Luizi tha se ishte zemëruar me Deas sepse ajo luajti lojën e Oltës duke zbatuar urdhërat e saj dhe nuk bëri zgjedhjen e saj.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Unë e vujta me zemër atë nominim.
Dea: Edhe unë vuajta me zemër që ofendove shoqet e mia.
Luizi: Ti nuk kishe gjë, as me mua, as me Efin e Kiarën. E bone se dëgjove urdhrat e kuçedrës, se ishe ushtar besnik e saj.
Dea: Ti nuk di asgjë për atë situatë
Luizi: Unë reagova me zemër
Dea: Ti çfarë bëre, më kërcënove
Luizi: Të kërkova falje, reagova me zemër në atë situatë, unë gjënë time e ruaj me zemër e shpirt.
Dea: Ti me zemër je i shëmtuar. E ça bëre, më kërcënove se do më shkarravisje në mure
Luizi: Të kërkova falje, shfryva dhe erdha të kërkova ndjesë, se po më dhembte zemra për atë nominim.
Dea: Unë kam pas situata për viktimizim, por s’i kam përdorur.
Luizi: Kujt ia bën këto ti? I di servilizmat e tua.