×
  • Show Time
  • Show Time

    “Jemi fiks si vjet, kur Balina mbante tërë kohën anën e Donaldit”, Luizi shpërthen ndaj opinionistëve të Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    27 Prill 2023 | 13:29

    Mbrëmjen e djeshme banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur duke komentuar opinionistët e “Big Brother VIP”.

    Luiz Ejlli është i mendimit se ata duhet që të jenë të ftohte në opinionet e tyre, por sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodh gjithmonë.

    Madje ai riktheu në vëmendje edhe opinionisten e edicionit të parë të BB VIP, ku sipas këngëtarit, ajo ka mbajtur gjatë gjithë kohës anën e një banori.

    “Jena fiks si vjet. Vjet ka qenë një opinionist X person, nuk po jap emër që ka mbajtur anën e një banori, gjithë kohës”, tha Luizi.

    Teksa Krist Aliaj tha se nuk e di, Ejlli shtoi: “Ta them unë, Balina Donaldit, ka mbajtur anën e Donaldit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!