Me 6 maj do të jetë finalja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, shkruan Reporteri.net.
Tashmë, ashtu siç u paralajmëruar në prime e fundit, biletat kanë dalur në shitje për të gjithë ata që duan ta shohin nga afër finalen e këtij edicionit, në studion e Top Channel.
Faqja zyrtare e Top Channel ka njoftuar se çmimi i biletave për atë natë nis nga 500 euro.
Moderatorja, Arbana Osmani ka bërë të ditur se fansat mund të paguajnë edhe për të shkuar në festën që do të bëhet brenda shtëpisë, pas finales së madhe.
Kujtojmë se deri tani vetëm tre banorë janë bërë pjesë e finales, Luizi, Dea dhe Efi, ndërsa pritet që mes Nitës, Kristit dhe Qetësorit të zgjedhet edhe finalisti i katërt./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.