Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka publikuar projektin më të ri muzikor.
“Dilema” mban titullin kënga e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip të realizuar nga ‘Black Fish Entertainment’.Si shumë nga klipet e artistëve tjerë, edhe ky projekt i 38-vjeçarit u bë në bregdet, në një jaht luksoz dhe si protagoniste ka një femër.
Për tekstin, producimin dhe finalizimin e gjithë këtij projekti është përkujdesur Genci, derisa posedon edhe studion e tij “Black Fish Studios”.
Kujtojmë se Genci është mjaft aktiv dhe i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore.