Gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Luiz Ejlli ka qenë banori më i pëlqyer edhe nga vip-at e estradës, përveç publikut.
Ndër tjerash, ai ka bërë edhe shumë deklarata për personazhe të ndryshme publike.
Pa u komentuar, nuk ka kaluar as këngëtarja e famshme kosovare, Dafina Zeqiri të cilën së fundmi këngëtari shkodran e ka vlerësuar.
Luizi ka thënë se nëse Dafina do të kishte lindur në New York, Lady Gaga do të ishte duke shitur fast-food.