×
  • Show Time
  • Show Time

    Banorët shohin promon e finales së Big Brother

    Reporteri
    01 Maj 2023 | 19:20

    Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 2.

    6 maji është dita kur vendoset se cili nga katër finalistët do të jetë fituesi i çmimit të madh.

    Katër finalistët e këtij edicioni, Luizi, Dea, Kristi dhe Efi janë surprizuar nga shfaqja e promos së finales së Big Brother.

    Teksa Efi dhe Dea kanë qenë në kuzhinë, ka nisur të shfaqet promoja e finales.

    Më pas të katërtit janë mbledhur në dhomën e ndejës dhe kanë shikuar momentet më të mira brenda këtij Big Brotheri.

    Klipi duket se e ka emocionuar Luizin duke parë që ka ngeli me gojë hapur, ishte Efi ajo e cila e pyeti se pse kishte këtë reagim.

    Pasi përfundoi klipi, banorët kërkuan që të shfaqej edhe njëherë, kërkesë kjo e cila iu realizua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!