Kandidati i PS për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka folur mbrëmë në “Open” në News24 dhe për banorin e Big Brother Vip Albania, që shihet si pretendenti kryesor për të fituar Luiz Ejlli.
Vetëm pak ditë më parë Ejlli foli në Big Brother për ndihmën e dhënë nga Beci në një moment të vështirë të jetës së tij, duke e punësuar kur ishte në krye të KESH.
I pyetur mbrëmë nga gazetarja Eni Vasili, Beci tha se është mirënjohës që ai është mirënjohës dhe tha se Luizi është një djalë i mirë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë.
“Ndonjëherë ndodh që ti mund të bësh shumë ndere dhe kam punuar shumë. Gjendet një mënyrë për ta kthyer nderin. Kjo është një mënyrë që të vjen fare papritur. Jam mirënjohës që ai është mirënjohës.
Ai është një djalë i mirë i cili ka qenë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, tha Beci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.