Opinionistja e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku ka komentuar disa nga momentet më pikante që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E sigurisht që gjatë kësaj interviste, ajo është pyetur edhe në lidhje me banorin që do të fitojë çmimin e madh më 6 maj, kur do të mbahet finalja BB VIP 2.
“Nuk e di çfarë do të thotë ekzaktësisht të jesh fitues i BBV. Në këtë shoqëri kaq konsumiste nuk e di kush duhet ta fitoj, një njeri manipulues apo ai që do të tregojë vlerat qytetare.
Është ana antropolgjike dhe ana e audiencës, pra se kë do publiku”, tha Zhaklin Lekatari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.