Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 2.
Nga faqja zyrtare e Top Channel ka dalur njoftimi se kanë dalur biletat në shitje për të gjithë ata që duan ta shohin finalen e madhe nga afër.
Sipas njoftimit, çmimi i biletave për atë natë nis nga 500 euro.
Regjisori i këtij spektakli, Eduart Grishaj i ftuar në finalen e emsionint “Fan Club”, tha se finalja do zhvillohet në studiot e Top Channel dhe se njerëzit kanë në dispozicion 150 bileta për ta ndjekur atë nga afër.
Ai tha se çmimi është me këtë vlerë pasi paketa përfshin takim me banorët, e po ashtu ushqim dhe pije.
“Finalja do bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende për person që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë.”- tha regjisori.