Marrëdhënia mes Keisit dhe Kristit në Big Brother VIP Albania, ka përfshirë sado pak edhe prindërit e tyre, Sabinanin dhe Ropbertin.
Roberti dhe Sabiani u përballën për herë të parë në emisionin “Fan Club”.
Roberti tha për Keisin se i ka pëlqyer sjellja e saj delikate, ndërsa tha se Sabiani ka treguar që është një baba i përkushtuar më shumë se që duhet për vajzën, mirëpo që nuk e gjykon pasi që është prind vet.
“Sjellja e Keisit ka qenë shumë korrekte, shumë delikate në televizionin shqiptar. Nuk më pëlqeu përfundimi i gjërave. Shoh një prind që është më shumë i interesuar se sa duhet për vajzën e vet. Nuk dua ta paragjykoj, sepse jam vetë prind, kam vajzë. Ndoshta në një pozicion të tillë, edhe unë do të bëja diçka të tillë. Jemi shqiptar, jemi emocional, nuk mund t’i shprehim këto gjëra. Nuk kam çfarë të gjykoj sepse gjërat shkuan shumë mirë ndërmjet Kristit dhe Sabianit. Ishte nivel shumë i lartë komunikimi”, tha Roberti.
Ndërkaq, Sabiani tha se çdo prind do ta bënte atë veprim.
“Unë kam pasur një afrimitet perfekt me Keisin. Jemi rritur së bashku, kështu na ka ardhur jeta. Unë nuk isha kundër Kristit. Isha kundër fjalëve që dilnin për lidhje të shkuara të tij. Dua të them vetëm një gjë: kur flet emocioni, logjika e humbet radarin. Nuk duhet të gjykoni asnjë prind për veprimet që bën”, tha Sabiani.