Në emisionin “Pardon My French” miku i Luizit dhe ish banori i edicionit të kaluar të Big Brother Vip Albania, Meridian Ramçaj, ka treguar një sekret të Luizit dhe gjithçka kishte lidhje me nominimet.
Pra si arrinte Luizi të zbulonte se kush kishte nominuar kë gjatë mbrëmjes së spektaklit.
“Dëgjo, t’ju them një sekret. Të gjithë diskutonin kur mbaronte ‘Prime’ për nominimet dhe Luizi thoshte që Ronaldo ka nominuar këtë apo atë. E ka kuptuar njeri se si arrinte ta gjente Luizi këtë pa e diskutuar me asnjë? Luizi ishte i frikshëm sepse në momentin vinte banori pra që ishte bërë nominimi kur hynte tek dhoma e rrëfimit ai shikonte fokusin e kamerës ku rrotullonte kamera dhe tek kush banor u fokusonte ‘zoom’-i”, ka thënë Meridiani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.