Është rikthyer në operim njësia A5 e termocentralit Kosova A.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ajo ka thënë se ky lajm ishte dhurata më e mirë nga punonjësit e Kosovës A, për ditëlindjen e saj.
“Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim. Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A. Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u shpreha mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5, si dhe për prodhimin me tri njësitë njëkohësisht përkundër sfidave”, ka shkruar ajo në Facebook.