Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri gjatë kontrollit të një automjeti në Suharekë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 11:45, kur patrulla policore gjatë kontrollit të dokumentacionit të një automjeti në një pikë kontrolli në Suharekë, ka vërejtur në kroskot një armë zjarri – pistoletë, të mbushur me një krehër me katër fishekë.
Personi që drejtonte automjetin nuk kishte leje për mbajtjen e armës. Në polici është paraqitur edhe pronari i armës, i cili kishte leje për armë në fjalë.
Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari, A.M., 26-vjeçar, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma është sekuestruar përkohësisht.