Fenomeni i këtij edicioni të Big Brother, Luiz Ejlli pas fitores pos paralajmërimit të një projekti të ri muzikor me ish-finalistin, Donald Veshaj po merr pjesë edhe në fushata zgjedhore.

Në një të tillë është parë edhe sonte, por jo me partinë që tradicionalisht ka udhëhequr me bashkinë e vendlindjes së tij, Shkodrën.

Këngëtari ka marrë pjesë në fushatën e kandidatit të PS-së, Benet Beci, ndërsa pamjet i publikoi edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Reklamë

Luizi iu rrëfeu banorëve se Beci e kishte ndihmuar në një moment të vështirë të jetës së tij, vetëm  se është shkodran.

Ndërkohë kandidati për kryebashkiak e konsideroi këngëtarin djalë të mirë dhe që e ka justifikuar punën që ka bërë në kohën kur Beci drejtonte KESH.

Zgjedhjet vendore në Shqipëri zhvillohen të dielën më datën 14 maj.