Ylli i popit, Pink i ka shpëtuar një incidenti në avionin privat, i cili mund përfundonte në tragjedi.
Menaxheri i saj dhe ekuipazhi zbarkuan në Danimarkë mbrëmjen e së hënës dhe pak minuta më vonë, avioni shpërtheu në flakë. Gjithçka ndodhi një natë pas koncertit të Pink në Oslo.
Sipas mediave lokale, këngëtarja nuk ishte me të tjerët, të cilët po ktheheshin nga koncerti i saj.
“Pink nuk ishte personalisht në bord, por menaxheri i saj dhe disa anëtarë të tjerë të turneut ishin, por gjithçka shkoi në rregull”, njoftoi promovuesi i Pink për gazetën norvegjeze VG.
Fatmirësisht, nnuk është raportuar asnjë i lënduar dhe nuk dihet ende cili ishte problem i avionit që mori flakë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.