×
  • Show Time
  • Show Time

    Dikur kundërshtarë, sot së bashku në një serial të ri televiziv

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 22:30

    Aktorët e famshëm, Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren, janë ribashkuar dhe do të punojnë së bashku në një serial të ri televiziv.


    Laundgren do ta luajë agjentin e fshehtë në departamentin e sigurisë së UN-së, ndërsa personazhi i tij është përshkruar si një ekip një-anëtarësh i SWAT si dhe negociator i pengjeve.

    Stallone përmendet edhe si regjisor në këtë rast, shkruan portali Deadline.

    Producentë ekzekutivë janë edhe Tony Krantz, partneri i Stallones nga Balboa Productions, Braden Aftergood dhe menaxheri i Lundgren, Craig Baumgarten.

    Stallone dhe Lundgren për herë të parë bashkëpunuan në “Rocky IV” duke i luajtur rivalët Rocky dhe Drago, dhe më pas u takuan përsëri në “The Expendables”.

    Kohëve të fundit, ata i reprizuan rolet e Rockyt dhe Dragos në spin offin “Creed II”.

    Të dy u shoqëruan edhe jashtë kamerave. Fundjavën e kaluar, Stallone postoi një video ku ai, Lundgren dhe kolegu i tyre Arnold Schwarzenegger po shoqëroheshin në Los Angeles.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!