×
  • Show Time
  • Show Time

    “Vajza e praptë e Hollivudit”, e njohur për skandalet me kokainë në lidhje me princin saudit?

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 8:51

    Ylli i Hollivudit, Lindsay Lohan është në një lidhje me princin saudit, Muhamed bin Salman, shkruajnë mediat amerikane, transmeton Reporteri.net.


    Sipas thashethemeve që po qarkullojnë në Hollywood, të dy filluan të takohen një vit më parë.

    Megjithëse popullariteti i yllit të Hollivudit ndër vite ka rënë dukshëm, ajo ende adhurohet në Lindjen e Mesme. Për shkak të kësaj, ajo shpesh është e ftuar në Riad dhe Dubai për festa.

    Lindsey filloi karrierën e saj si fëmijë dhe më pas në adoleshencë u bë yll i vërtetë. Megjithatë, më vonë ajo ishte më shumë në qendër të vëmendjes për skandale sesa për aktrim. Biznesmeni rus Yegor Tarabasov u përmend si i dashuri i saj i fundit, por ata u u ndanë në vitin 2016.

    Është  interesante që Princi Muhamed filloi modernizimin  e vendit të tij, por imazhi i tij në Perëndim pësoi një goditje të madhe pasi u akuzua për urdhërimin e vrasjes brutale të gazetarit saudit-amerikan, Jamal Kashogi.

    “Vajza e praptë e Hollyëood-it”, siç shumë e thërrasin tashmë prej vitesh ka qenë në qendër të skandaleve të njëpasnjëshme.

    “Më kapën me kokainë në moshën 20-vjeçare dhe që prej asaj kohe mediat më përshkruajnë si një konsumatore e rregullt e kokainës, ndërkohë që në të vërtetë mund të ketë ndodhur 4 ose maksimumi 5 herë që unë kam provuar drogën”, kishte thënë aktorja me një rast. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!