×
  • Show Time
  • Show Time

    Elvana Gjata sjell në rrjetet sociale një post të vitit 2013

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 10:34

    Pas u largua nga rrjetet sociale dhe nga muzika për disa muaj, Elvana Gjata u kthye më e fortë se kurrë. Ajo solli projekte dhe bashkëpunime pafund, që sigurisht rezultuan shumë të suksesshme. Në të njëjtën kohë e pamë për herë të parë si aktore në filmin ‘2 gisht mjaltë’.


    Për këtë arsye, Elvana ka qenë e zënë me koncerte dhe takime me fansat në vende të ndryshme të botës, mirëpo duket se pavarësisht kësaj ajo nuk e lë pas dore familjen. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar në ‘Instastory’ një status që ajo e kishte shkruar në vitin 2013, dedikuar familjes së saj.

    “Sapo shkova në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falënderuar zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë”, është shprehur Elvana dhe krahas këtij statusi shkruan: “Si në 2013…dhe sot në 2019…njësoj dhe përgjithmonë kështu do jetë”.

    Elvana ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të gjithë familjarët e saj dhe këtë nuk heziton asnjëherë ta shprehë publikisht./revistaëho.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!