Zhurma e madhe e ndezjes së motoçikletave ka shkaktuar panik tek qytetarët e shumtë që ishin në sheshin Times Square në New York, ku shumë vizitorë menduan se bëhej fjalë për të shtëna armësh dhe nga frika se mund ta pësojnë, filluan të vrapojnë në të gjitha anët.
Zhurmat janë dëgjuar në udhëkryqin e rrugës më të frekuentuar që lidh Avenunë e Tetë me rrugën West 42, thuhet në raportin e policisë së New Yorkut.
Në videon e publikuar më poshtë mund të shihet situata kaotike e krijuar, ku qytetarët e shumtë filluan të vrapojnë në të gjitha anët nga frika se mund ta pësojnë me jetë.
Madje një kalimtar rasti ka pësuar lëndime trupore, pasi është shtypur nga masa që menduan se bëhej fjalë për të shtëna armësh. Me të dëgjuar zhurmën e motoçikletave ata menjëherë filluan të bërtasin.
E për ta qetësuar situatën policia e New Yorkut ka njoftuar opinionin se bëhet fjalë për zhurmë të motoçikletave, që masës u është dukur si të shtëna armësh.
“Kemi pranuar telefonata të shumta. Ju lutem mos bëni panik. Time Square është shumë i sigurtë”, thuhej në një komunikatë të policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.