×
  • Show Time
  • Show Time

    Duda kërcënon pronarët e diskotekës ku do të mbajë koncert Unikkatili: Gjak borxh m’keni publikisht

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 22:55

    Paralajmërimi i Unikkatil për koncert nesër në një diskotekë të Gjilanit duket se nuk është pritur mirë nga reperi Duda, i cili është pikërisht nga ky qytet.


    Ai përveç paralajmërimit që ia ka bërë Unikkatilit, ka kërcënuar publikisht edhe pronarët e diskotekës.

    Duda, u ka thënë pronarëve se i kanë gjak borxh. Këtë shkrim ai e ka bërë në rrjetin social Facebook.

    “Albert Sylejmani Lulzim Luli Hajrizi gjak borgj mkeni publikisht le ta din krejt…”, ka shkruar ai.

    Ndërsa Unikkatilit i ka thënë: Mirësevjen në GanGLand pa lejen tem sun e shkel at ven…

    Duket se mes dyshes janë riaktualizuar armiqësitë e vjetra dhe pavarësisht viteve që kalojnë, reperi nga Gjilani ka mbetur po i njëjti, i pakompromis.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!