×
  • Show Time
  • Show Time

    Vazhdojnë kërcënimet mes Dudës e Unikkatilit, reagon Mentor Palokaj

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 19:16

    Pas disa kërcënimeve me radhë nga reperi Duda, në lidhje me performancën e Unikkatilit sonte në një nga klubet e Gjilanit, vjen reagimi i vëllait të këtij të fundit, Mentor Palokaj.


    Vëllau i Unikkatilit edhe dje i ishte përgjigjur Dudës, duke i thënë që nuk iu ‘han’ atyre për skraja ndërsa sot i ka thënë që sonte bllokohet Gjilani.

    Ai po ashtu i ka thënë Dudës, përmes një postimi në rrjetin social që ky do të jetë koncerti më i madh, shkruan Insajderi.

    “Mos u tutni kur s’ju kemi dhënë rëndësi mu sha me ju. Thjesht po boni ksi sene për fam”, ka shkruar vëllai i Unikkatilit.

    Ndërkohë që ky nuk ka qenë reagimi i vetëm i tij. Ai iu ka përgjigjur edhe kur Duda ju ka thënë se po vijnë në Gjilan, kur ai nuk është në Kosovës.

    “O ti djalë, prej 2012 jam në Kosovë…”.

    Ndërkohë, që sonte është paralajmëruar trazirë nëse Unikkatili performon në Gjilan. Për këtë janë njoftuar edhe policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!