Humanisti i madh shqiptar Halil Kastrati, i cili me punën e tij ua ka kthyer buzëqeshjen shumë familjeve kosovare, mbrëmë ka pasur një nga ditët më të lumtura të jetës, shkruan Reporteri.net.


Ai ka martuar djalin e tij Firdeusin, në një dasmë ku ishin të ftuar shumë figura publike, e mes tyre shumë politikanë.

Kastrati është parë shumë i lumtur në ahengun për martesën e djalit. Ai është parë duke vallëzuar përkrah nuses, Blertës e këngëtares që po argëtonte të ftuarit.

Reklamë

Çifti, Firdeus Kastrati dhe gruaja e tij Blerina, ishin në lidhje tash e disa kohë, ndërkohë që mbrëmë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë./ Reporteri.net

Shikoni pamjet nga dasma: