×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat e Vuçiqit publikojnë fotografi, pretendohet se në to shihen tre policët kufitar të kidnapuar nga maskat në veri

    Reporteri
    14 Qershor 2023 | 14:55

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre pjesëtarë të saj, dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, në zonën kufitare në veri të vendit, përkatësisht derisa ishin në detyrë në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kidnapimi i tyre Policia njofton se ka ndodhur nga persona të maskuar.

    Policia e Kosovës  njofton janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës.

    “Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës. Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

    Mediat pro regjimit të Vuçiqit, siç janë “Alo”  “Novosti” dhe Kurir kanë publikuar disa fotografi, ku pretendohet se janë policët e arrestuar të Kosovës. Ato pretendojnë se zyrtarët policorë të Kosovës janë arrestuar nga Policia Serbe.

    Në fotot e publikuara shihen tre persona me uniformë dhe po ashtu emblemë të Policisë së Kosovës të lidhur me duar pas shpine dhe me armët pranë tyre.

    Autenticiteti i pamjeve nuk është konfirmuar ende. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!