×
  • Lajme
  • Lajme

    Karma is a B***h!

    Reporteri
    15 Qershor 2023 | 11:24

    “Karma” ka të bëjë me idenë që “ju merrni atë që jepni”. Për ta shpjeguar më mirë, definicioni i saj sugjeron se “ndërveprimet tuaja me të tjerët është e njëjta lloj energjie që përfundimisht do t’ju kthehet prapa”. Karma është një koncept veprime i lidhur veçanërisht në besimet hindu dhe budizëm, por i adoptuar gjithashtu në kulturën popullore perëndimore. 

    Shprehja e famshme “Karma is a b***h”*, mbase mund t’i përgjigjet më së miri pozicionit në të cilin tha se ndodhet sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas zhvillimeve të fundit në veri, ku tre policë të Kosovës u kidnapuan brenda territorit tonë nga forcat serbe.

    Kurti pati një varg kritikash për faktorin ndërkombëtar, nga të cilët tha se është i befasuar me tolerancën dhe mosreagimin ndaj veprimeve agresore të Serbisë.

    Ai përmendi edhe emisarin amerikan, Gabriel Escobar e ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, me të cilët tha se ka pasur telefonata mbrëmë, por nuk “iu binden” kërkesave të tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministri u ankua se se ua ka sqaruar edhe Escobarit e ambasadorit Hovenier se ka kërkuar nga KFORI që ti sjellë informacione zyrtare rreth kidnapimit të policëve në veri, para se të mbante sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

    “Por, s’ka pasur asnjë informacion tha Kurti”, para gazetarëve.

    “Unë mbrëmë ka pasur bisedë telefonike me të dy, edhe me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar, edhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me të cilët kam diskutuar situatën e sigurisë dhe unë u kam thënë se pres që KFOR-i të më sjellë informacion mua në formë të vlerësimit, konkluzionit, para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt sot në ora 7 të mëngjesit. Mirëpo, asnjë informacion”, u shpreh sot Kurti.

    Për kreun e ekzekutivit “heshtja e faktorëve ndërkombëtarë nuk i kontribuon deeskalimit, as hetimit të rastit, e as drejtësisë”.

    “Ne me partnerët tanë i ndajmë informatat por heshtja e tyre nuk besoj se i kontribuon as deeskalimit, as hetimit e as drejtësisë”, u shpreh Kurti.

    “Çdo aksion duhet të ketë reaksion”, është ligji me të cilën është ekuivalente karma. E duket se kryeministri Kurti po e merr reaksionin e veprimeve të fundit në raport me ndërkombëtarët.

    Ishte ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ai që më 30 maj të muajit të kaluar, në tone dëshpërimi e përmendi se kryeministri Kurti, nuk i është përgjigjur kërkesave amerikane për depërshkallëzimin e situatës në veri, ndonëse ato kishin qenë të prera dhe direkte.

    Hovenier u shpreh se ndjen keqardhje që situata arriti deri këtu, në ditën kur Kosova mori ndëshkimin e parë nga SHBA-ja si pasojë e mosdëgjimit të këshillave të aleatëve.

     “Më duhet ta them se kemi kërkuar nga kryeministri Kurti, në mënyrë shumë direkte, të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të arritur deri te një depërshkallëzim në veri, ai nuk i është përgjigjur këtyre kërkesave”, kishte thënë Hovenier, në një intervistë të tij me gazetarë nga Kosova.

    Kurti sot kërkoi sot me ngulm reagim më të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare, por vetë kryeministri ka disa javë që është duke injoruar e aleatëve për shtensionim të situatës në veri, madje edhe përkundër paralajmërimeve të fundit për masa ndaj Kosovës edhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

    A është “karma” në derë të Kurtit dhe sa ashpër mund t’i kthehet mbetet të shihet në ditët në vijim?

    Ambasadori Hovenier: Kosova nën sanksionet e SHBA-së, na vije keq që kemi ardhur deri këtu

    *Pse thuhet se “karma është bushtër”?

    Bota më e gjerë e barazon karmën me shpagimin, megjithëse shpagimi ka një konotacion më të errët. Pra, pse karma është një bushtër?

    Jo sepse ka ndonjë gjë në thelb të gabuar ose të keqe në lidhje me karmën. Termi “bushtër” këtu thjesht sugjeron se karma është e paanshme dhe po aq gjykuese në vlerësimin e të gjithë sjelljes njerëzore.

    Ka nga ata që termin “bushtër” në këtë rast e “përkthejnë” si makth. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!